Ylli i Liverpoolit: Jam i bekuar që trajnohem nga Klopp

Futboll

Ylli i Liverpoolit: Jam i bekuar që trajnohem nga Klopp

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 18:41
Jurgen Klopp

Mbrojtësi i Liverpoolit, Joe Gomez beson se ai është “i bekuar” që trajnohet nga një trajner si Jurgen Klopp.

Anglezi është shumë i vlerësuar nga gjermani dhe ka formuar partneritetin e tij me Virgil Van Dijk në fillim të sezonit para se të lëndohej.

“Të gjithë ne jemi shumë të gëzuar që kemi një trajner si ai”, tha fillimisht mbrojtësi.

“Për mua personalisht ai ka bërë shumë për mua dhe të gjithë djemtë mendojnë të njëjtën gjë.”

“Ai është një menaxher i pabesueshëm dhe ne i kemi borxh shumë. Unë mendoj se kjo është vetëm falë energjisë së tij”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat