Milan dhe Roma nisin bisedimet për shkëmbimin e sulmuesve

Futboll

Milan dhe Roma nisin bisedimet për shkëmbimin e sulmuesve

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 20:35

Mes Milanit dhe Romës pritet të nisë një bashkëpunim që do të çojë në shkëmbimin e dy sulmuesve, që sezonin e fundit nuk kanë shkëlqyer shumë. Te skuadra kuqezi pritet të vijë sulmuesi çek Patrik Schick, ndërsa në kahun e kundër, te Roma, do të transferohet sulmuesi portugez Andre Silva.

Lajmin e konfimon “calciomercato.com”, që thotë se palët kanë hedhur bazat për këtë shkëmbim, por bisedimet do të vijojnë vetëm pasi të dyja skuadrat të zyrtarizojnë trajnerët për sezonin e ardhshëm. Te Roma pritet të shkojë si trajner Paulo Fonseca, ndërsa te milani Marco Gianpaolo.

Te Milani është edhe ngërçi i zhvillimit apo jo të merkatos, për shkak të një dënimi të mundshëm që kuqezinjtë mund të marrin nga UEFA. Kjo çështje pritet të zgjidhet brenda qershorit dhe më pas palët do të diskutojnë për këtë shkëmbim të dy sulmuesve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat