Altik Muhaxhiri iu bën thirrje organeve të hetuesisë në Kosovë, kjo është arsyeja!

Futboll

Altik Muhaxhiri iu bën thirrje organeve të hetuesisë në Kosovë, kjo është arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 qershor 2019 Në ora: 21:26
Altik Muhaxhiri iu bën thirrje organeve të hetuesisë për një arsye!

Shumë zhurmë pas përfundimit të ndeshjes së barazhit mes Vëllaznimit nga Gjakova dhe Trepçës ’89 nga Mitrovica, e cila u luajt të shtunën që e lamë pas në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja u fitua me rezultat 4:2 nga Trepça ’89 e cila mbetet në elitën e futbollit, ndërsa në anën tjetër pas përfundimit të sfidës, kryetari i KF Vëllaznimit, Agim Cana, hodhi akuza të rënda në drejtim të gjyqtarëve.

Ndërkaq, ka zëra që po e akuzojnë edhe portierin e Vëllaznimit, Altik Muhaxhiri, kinse se ai ka gisht në kurdisje të lojës, por ky ka reaguar ashpër dhe kërkon që të veprojnë organet e drejtësisë, që ta hetojnë edhe rastin. “Unë Altik Muhaxhiri ju bëj thirrje të gjitha organeve hetuese që të hetohet rasti im.

Ju bëj thirrje të gjithë atyre që po me akuzojnë dhe të cilit kanë me të voglin fakt që Altik Muhaxhiri ka gisht në kurdisje të lojës t’i dorëzojnë në organet hetuese të shtetit dhe e vërteta të zbardhet sa më shpejt. Jam i gatshëm të dëshmoj në pafajësinë time në çdo moment”, thotë Muhaxhiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat