Arsenali gjen pasardhësin e Shkodran Mustafit - tifozët 'shpërthejnë' në rrjetet sociale

Futboll

Arsenali gjen pasardhësin e Shkodran Mustafit - tifozët 'shpërthejnë' në rrjetet sociale

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 00:45
Shkodran Mustafi

Tifozët e Arsenalit kanë kërkuar nga klubi që të mos e transferojnë Jerome Boateng edhe nëse dështojnë që ta zëvendësojnë Shkodran Mustafin në formacionin bazë.

30-vjeçari pritet të largohet nga Bayern Munich këtë verë pasi ka dështuar të mahnitë nën urdhrat e trajnerit Niko Kovac.

Përveç Arsenalit, Boateng ka joshur interesimin e klubeve të mëdha si Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Inter.

Dhe mbrojtësi gjerman mund të shitet për vetëm 20 milionë funte pasi presidenti i klubit Uli Hoeness e këshilloi atë të largohej.

Unai Emery, trajneri i Arsenalit kërkon të përforcohet në mbrojtje, por tifozët e skuadrës nuk besojnë se Boateng do t'ua zgjedh problemet defanzive.

Duke folur në Twitter, një tifoz shkroi: "Unë me të vërtetë shpresoj që ne nuk do ta blejmë Jerome Boateng. T'i blejmë këta futbollistë të përfunduar, nuk është vendim i duhur".

Një tjetër tha: "Mos e transferoni Boateng, ai ka përfunduar. Transferojeni të riun e RB Leipzig. Boateng është më i dobët se Mustafi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat