Zëvendësuesi i Ronaldos? Pse Jovici mund të jetë njeriu që e shpëton Real Madridin

Futboll

Zëvendësuesi i Ronaldos? Pse Jovici mund të jetë njeriu që e shpëton Real Madridin

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 14:50
Ronaldo dhe Jovic

Skuadra e Zinedine Zidanit duhet të përmirësohet në fazën e sulmit për sezoni 2019/10, mirëpo ata duket se tashmë e kanë gjetur “vrasësin” e talentuar për të cilin kanë nevojë në sulm.

Gjatë sezoni 2017/18, Real Madridi i shënoi 94 gola, por kjo shifër ra në 63 gjatë sezonit 2018/19, kur “Los Blancos” i ndërruan disa trajnerë. Julen Lopetegui, Santiago Solari dhe ën fund Zinedine Zidane tentuan ta zvogëlojnë këtë dallim prej 31 golash, mirëpo nuk e arritën këtë qëllim, shkruan Goal.

Pikërisht 31 ishte numri i golave në të cilat ishte përfshirë Cristiano Ronaldos në sezonin e tij të fundit me Real Madridit. Ai i kishte regjistruar 26 gola dhe pesë asiste.

Mariano Diaz u transferua për 30 milionë euro dhe ai e trashëgoi fanellën me numër shtatë të Ronaldos, por s’e shfaqi asnjë karakteristikë të pesë-herë fituesit të Topit të Artë, duke e mbyllur sezonin me vetëm tri gola. Madridi arriti ta bindë Zidanin të kthehet në Real, mirëpo zëvendësimi i golave të Ronaldos mbetet prioriteti i tyre kryesor.

Karim Benzema ishte lojtari më i saktë para portës, duke e mbyllur sezonin me 30 gola në të gjitha garat, sezoni i tij i dytë më i mirë në karrierë në dhjetë vjetët në Santiago Bernabeu. Ai i shënoi saktësisht 1/3 e golave të Real Madridit në La Liga. Asnjë lojtar tjetër nuk arriti numra dyshifror me gola të shënuara.

Sulmuesi këtë vit i mbush 32 vjet, për këtë arsye Zidane e kërkoi një sulmues të ri, i cili mund ta zëvendësojë Benzeman. Për këtë arsye edhe erdhi Jovici. Të martën u konfirmuar se sulmuesi serb po i bashkohet Real Madridit me kontratë pesëvjeçare/

21-vjeçari shihet si partner i mundshëm i Benzemas për Zidanin. Ai mund ta luajë rolin që e kishte Ronaldo, mirëpo mund të luajë edhe si sulmuesi i vetëm.

Jovici i ndihmoi Frankfurtit të arrijë deri në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, ku u mposhtën në penallti nga Chelsea. Ai ishte golashënuesi i dytë më i mirë i kësaj gare, si dhe golashënuesi i tretë më i mirë në La Liga.

Për këtë arsye, Zinedine Zidane e identifikoi atë si lojtarin që mund të sjellë më shumë gola në Santiago Bernabeu.  Nëse Jovici mund ta vazhdojë formën e tij mbresëlënëse edhe në Spanjë, atëherë ai mund të jetë zëvendësuesi i vërtetë i Ronaldos për të cilin ka nevojë Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat