Ivaniçi i Cërvena Zvezdës flet për sfidën me Kosovën!

Futboll

Ivaniçi i Cërvena Zvezdës flet për sfidën me Kosovën!

Nga: Kemajl Goca Më: 4 qershor 2019 Në ora: 15:44
Ivaniçi i Cërvena Zvezdës flet me mjaft tremb për Kosovën!

Kosova është bërë e frikshme për secilin rival, sepse rezultatet e këtij vitit dhe vitit të kaluar janë të shkëlqyeshme, sidomos barazimi (1:1) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kundër Bullgarisë, ka rritur edhe më shumë reputacionin e kombëtares tonë. Sepse në bazë të rasteve u desh Kosova të fitoi dhe jo të barazon me bullgarët! 
Kosova është në grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020, së bashku me Malin e Zi, Bullgarinë, Anglinë dhe Çekinë. Kosova ka një barazim, ndërsa Mali i Zi ka një barazim e një humbje.  Të premten e 7 qershorit (20.45) në stadiumin në Podgoricë, Mali i Zi e pret Kosovën, sfidë që luhet pa shikues, pasi që malazezët janë të sanksionuar për një ndeshje për shkak të thirrjeve raciste të tifozëve të tyre.  
Futbollisti i kombëtares së Malit të Zi, Mirko Ivaniqi, ndryshe luan për kampionin e Serbisë, Cërvena Zvezdën e Beogradit, flet me mjaft tremb para sfidës me Kosovën. 
“Definitivisht është një nga ndeshjet më të rëndësishme. Fitorja është prioritet”, ka thënë mes të tjera mesfushori. “Është një ekip serioze, por ne do të jemi gati për gjithçka. Natyrisht, ne do të sulmojmë. Tri pikë kundër Kosovës mund të jenë edhe vendimtare për ecurinë tonë”, tha mes të tjera Ivaniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat