Venezia lufton për mbijetesën pa 11 futbollistë!

Futboll

Venezia lufton për mbijetesën pa 11 futbollistë!

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 16:55
Venezia lufton për mbijetesën pa 11 futbollistë!

Pasi është përcaktuar ekipi i tretë që u ngjit në Serie A (Verona), tashmë Serie B shkon drejt mbylljes së kapitullit për këtë edicion, por ka mbetur edhe një ndeshje në fushë, ose më saktë dy. Në një kampionat me një fund skandaloz, mes vendimeve, dënimeve, apelimeve dhe përmbysjeve, Salernitana dhe Venezia duhet të luftojnë për qëndrimin në kategori, teksa ka rënë Foggia.

Një biletë për të qëndruar, në mbyllje sezoni sureale. Në fakt, të dy ekipet, kanë thuajse 1 muaj që nuk luajnë futboll, pasi kampionati përfundoi dhe më pas vendimi për të hedhur Palermon në Serie C bëri që të shpëtonin momentalisht. Me faljen e Palermos, rikthehet playout.

Ndeshja e parë do të luhet në stadiumi "Arechi", fusha e Salernitanas, ku pritet të jetë në tribunë edhe Lotito, bashkëpronar te skuadra e Salentos. Pastaj, të dielën, ndeshja e kthimit në "Penzo" të Venecias.

Pikërisht skuadra e Serse Cosmit do të luajë pa 11 futbollistë ndeshjen më deçizive. Të dëmtuar, të grumbulluar nga kombëtaret, të skualifikuar: Domizzi, Citro, Di Mariano, Besea dhe Garofalo (të skualifikuar); Mazan, Zennaro dhe Vrioni (U-21). Nuk do të jetë as Segre, që do të luajë Universiadi. Mungojnë edhe Zigoni dhe Bentivoglio që janë ndaluar nga dëmtimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat