Beckenbauer: E dua Kloppin në Bayern Munich

Futboll

Beckenbauer: E dua Kloppin në Bayern Munich

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:16
Jurgen Klopp

Legjenda gjermane Franz Beckenbauer e ka shprehur dëshirën për ta pasur Jurgen Kloppin trajner të Bayern Munich në të ardhmen, të cilin e vlerëson lart për stilin e futbollit që luan.

Klopp e udhëhoqi Liverpoolin drejt trofeut të gjashtë në Ligën e Kampionëve të shtunën, pasi të kuqtë e mposhten 2:0 Tottenhamin në finalen e Madridit.

Pronarët e Liverpoolit, Fenway Sports Group, i kanë ofruar trajnerit gjerman kontratë të re tashmë, me kushte më të mira për të qëndruar në Anfield edhe pas vitit 2022.

Klopp i fitoi dy tituj në Gjermani me Borussia Dortmundin para se ta merrte drejtimin e Liverpoolit në vitin 2015. Presidenti i Bayernit tani thotë se e do 51-vjeçarin në stolin e bavarezëve në të ardhmen.

“Asgjë nuk dua më shumë se Klopp të vijë në Bayern një ditë, do të ishte përshtatje e përkryer”, tha Beckenbauer për gazetën gjermane Bild.

“Jurgen e ka sjellë një lloj të ri të futbollit në Gjermani. Atë që e nisi në Dortmund e ridefinoi në Liverpool”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat