Biondina e finales tregon arsyen e vërtetë pse hyri në fushë

Futboll

Biondina e finales tregon arsyen e vërtetë pse hyri në fushë

Më: 4 qershor 2019 Në ora: 17:29
Kinsey Wolanski

Finalja e Ligës së Kampionëve të këtij viti do të mbetet e paharrueshme, kjo edhe për bukuroshen Kinsey që vrapoi në fushë.

Vajza ishte e veshur shumë pak, ajo kishte vetëm një kostum banje në të cilën kishte një mbishkrim të reklamës.

Kinsey Wolanski, vajza që vrapoi në fushë në fillim të lojës, tani ka vendosur të flasë për këtë incident.

“Unë nuk mund të imagjinoja gjithçka që do të më ndodhte. Ndihem mirë dhe jam shumë mirënjohëse”, tha bukuroshja.

Ajo shpjegoi se pse vendosi ta bënte këtë.

“E bëra atë vetëm për të provuar diçka të re dhe për të dalë nga zona e rehatisë. Dua atë ndjenjë adrenalinën duke rrjedhur nëpër venat. Nuk mund të mendoj kurrë se do të merrja shumë mesazhe mbështetjeje dhe e gjitha kjo është e pabesueshme”, shpjegoi ajo, raporton Mirror.

Ndryshe, llogaria personale në Instagram i është fshirë nga ky rrjet social pas shtimit të numrit enorm të ndjekësve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat