"Nuk dëshirohet gruaja e tjetrit", presidenti i Sampit provokon Milanin

Futboll

"Nuk dëshirohet gruaja e tjetrit", presidenti i Sampit provokon Milanin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 06:15
Ferrero dhe Giampaolo

Massimo Ferrero dihet që është një ndër presidentët më karizmatik dhe humorist në Serie A. Padroni i Sampdorias, i ngacmuar nga gazetarët mbi mundësinë që Marco Giampaolo, trajneri i dorianëve, të largohet, sqaroi: "Ka ikur me pushime! Nuk dua ta shqetësoj. U takuam dhe biseduam. Nuk më tha se do të largohej. Por, nëse dëshiron ta bëjë, atëherë i jap leje, nuk mbaj me zorr askënd. Ai që do ekipin qëndron!".

Më pas, në lidhje me telefonatën e Milanit, tha: "Asnjë nuk më ka telefonuar. Por, mesa di unë, komandimet e Biblës thonë se nuk dëshirohet gruaja e tjetrit...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat