Babai i yllit të Milan-it: Juventus? Nuk do të kishte asnjë problem

Futboll

Babai i yllit të Milan-it: Juventus? Nuk do të kishte asnjë problem

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:13
Juventus

Pepe Reina i hap derën Juventus-it. Me Perin në kërkim të një fanelle si titullar, portieri spanjoll mund të marrë në konsideratë idenë e një transferimi në Torino për të qenë zëvendësuesi i Szczesny. 

Veçanërisht nëse në stolin bardhezi do të ulej Sarri. "Pepe tek Juventus? Nuk do të kishte asnjë problem, është një profesionist", ka deklaruar babai i portierit për "Radio Kiss Kiss". 

"Nuk e di nëse Sarri do të shkojë tek Juventus, - ka saktësuar babai i lojtarit të Milan-it. - Ka treguar se është një nga trajnerët më të mirë në botë te Napoli dhe duke fituar të Chelsea. Pepe tek Juventus bashkë me të? Është klubi më fitues në Itali, ai është një profesionist. Nuk do të kishte asnjë problem". 

Një mesazh i qartë për kampionët e Italisë. Marrëdhënia e Sarri-t me Reina-n është forcuar në kohën kur të dy ishin te Napoli dhe një ribashkim te bardhezinjtë mund të ishte një hipotezë interesante për të gjithë.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat