Chelsea i bie “pishman”, nuk e lëshon Sarrin pa kompensim

Futboll

Chelsea i bie “pishman”, nuk e lëshon Sarrin pa kompensim

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 08:44
Maurizio Sarri

Vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për pasardhësin e Allegrit në pozitën e trajnerit të Juventusit.

Edhe pse kanë qenë disa emra të lakuar për të marrë epitetin e shefit të shtabit teknik në pankinën bianconere, padyshim se në “pole-position” mbetet edhe më tutje Maurizio Sarri.

Trajneri i Chelseat që së fundi fitoi Europa Ligën, flitej se do të ndahej me Chelsean me marrëveshje të dyanshme, por si duket klubi londinez ka bërë një hap prapa drej finalizimit të negociatave.

Tani kërkojnë kompensim nga ana e Juventusit për shkëputje të kontratës me ish-trajnerin e Napolit, megjithëse ka ende punë për t’u bërë deri në fund.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat