Rummenigge ka folur për blerjen e mundshme të Leroy Sanes

Futboll

Rummenigge ka folur për blerjen e mundshme të Leroy Sanes

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:00
Rummenigge ka folur për blerjen e mundshme të Leroy Sanes

Pasi njoftoi vendimin e James Rodriguez për t'u larguar nga Bayerni këtë verë, drejtori i bavarezëve, Karl-Heinz Rummenigge, ka folur edhe për blerjen e mundshme të Leroy Sane nga Manchester City. Klubi gjerman sheh te talenti i ri lojtarin e përsosur, me të cilin do të përforcojë repartin e sulmit, pas lamtumirës së Arjen Robben dhe Franck Ribery. Sidoqoftë, pengesa më e madhe për t’u kapërcyer në këtë moment lidhet me kërkesat e mëdha ekonomike të Manchester City. 

“Qytetarët”, në fakt, ia kanë vendosur çmimin 100 milionë euro kartonit të Sanè, një shifër që Uli Hoeness e konsideron të çmendur. Pra, klubi anglez e ka refuzuar direkt ofertën e pretenduar prej 80 milionë euro të bavarezëve. Megjithatë, Rummenigge është i prirur të nënvizojë për “Sport Bild” se nuk kanë bërë ende asnjë ofertë zyrtare për ndërkombëtarin gjerman: 

"Ne nuk kemi bërë ofertë zyrtare për Leroy Sane, madje jemi larg nga ky hap. Së pari, lojtari duhet të vendosë nëse dëshiron të vijë te Bayerni. Nëse ky është vullneti i tij, atëherë do të fillojmë negociatat me Manchester City. Vullneti i lojtarit është faktori më i rëndësishëm. Me sa duket, Leroy nuk ka vendosur ende. Hasan Salihamidzic, i cili kryen bisedimet në kësi rastesh për klubin tonë, mendon se lojtari është emocionues. Sane ka cilësi të mëdha".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat