Neymari jashtë Kupës së Amerikës, pritet të dalë një video e dytë ndaj tij

Futboll

Neymari jashtë Kupës së Amerikës, pritet të dalë një video e dytë ndaj tij

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 11:34
Foto nga whatsapp

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Franciso Noveletto e ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e Neymarit në ekipin kombëtar të Brazilit për Kupën e Amerikës këtë verë, pas akuzave për përdhunim ndaj tij.

Ylli i Paris Saint-Germainit, Neymar Junior, është duke u akuzuar për përdhunim. Pas këtij lajmi, ai bëri publike fotografitë dhe bisedat private me gruan që e akuzon për përdhunim në një video të postuar në llogarinë e vet zyrtare në Instagram, përmes së cilës u përpoq ta shpjegojë veten.

Përkundër që braziliani i mohon të gjitha këto akuza, kjo ngjarje po ndihkom në përgatitjet e Brazilit dhe Neymarin për Kupën e Brazilit, turne ky që fillon më 17 qershor dhe vazhdon deri më 7 korrik.

“Nëse Neymar luan, Brazili nuk do jetë i aftë të fitojë titullin. E di që media do të ushtrojë presion ndaj tij. Ka ende shumë gjëra për t’u shfaqur. Një miku im në Rio de Janerio më tha se ekziston një video e dytë dhe do të publikohet shumë shpejt”, tha Noveletto për televizionin “SBT”.

 “Nëse do të vija bast, do t’i vendosja të gjitha se Neymar nuk do të luajë në Kupën e Amerikës. Ai nuk është në kushtet e duhura psikologjike për të luajtur në këtë garë dhe të përballojë edhe betejën me gazetarët”.

Me publikimin e fotografive dhe videove private të gruar në fjalë, Neymari i hapi vetes edhe me shumë telashe. Policia i ka nisur hetimet ndaj Neymarit për publikimin dhe shpërndarjen e fotografive private.

Sipas burimeve të mediat braziliane “UOL Esporte”, në dosjen e denoncimit të dorëzuar në polici ekzistojnë edhe imazhe, që mund të jenë foto ose video, që tregojnë agresivitetin e Neymar teksa kanë hyrë në dhomën e hotelit.

Pas këtij momenti, gruaja pretendon se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, por e frikësuar dhe e traumatizuar nga sjellja agresive e sulmuesit të PSG-së. Fotot në fjalë nuk janë bërë publike për shkak të hetimit që është në proces.

Madje, në raportin mjeko-ligjor, që është kryer në një klinikë në Sao Paolo të Brazilit thuhet se gruaja ka pasur hematoma dhe të nxira në pjesën e të pasmeve dhe në këmbë.  Ndër të tjera raporti sqaron se ajo ka probleme me gastritin, ka humbur peshë dhe ka simptoma post-traumatike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat