Ylli portugez mund të qëndrojë i qetë në lidhje me çështjen e përdhunimit nga shtetasja amerikane.
Cristiano Ronaldon më në fund është i lirë nga akuzat për përdhunim. Nga Shtetet e Bashkuara vjen lajmi se është mbyllur përfundimisht historia e një përdhunimi të mundshëm të Kathryn Mayorgas nga lojtari i Juventusit.
Sipas medieve në SHBA, Mayorga që në vitin 2018 ngriti akuza të rënda ndaj portugezit për dhunë seksuale, e ka tërhequr denoncimin me vullnet të plotë.
Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur një marrëveshje, ku Ronaldo mund të ketë paguar para për tërheqjen e akuzave, por tashmë është e sigurt që ai do të jetë i fokusuar vetëm në fushën e blertë.
Sonte Ronaldo do të luajë me kombëtaren e tij Portugalinë përballë Zvicrës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.