Maradona këmbëngul se ai mund ta drejtojë Manchester Unitedin

Futboll

Maradona këmbëngul se ai mund ta drejtojë Manchester Unitedin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:10
Armando Maradona

Diego Maradona pretendon se ai është njeriu që e kthen Manchester Unitedin – duke shtuar se Paul Pogba nuk punon mjaftueshëm.

United përballet me një rënie, ka vetëm dy fitore nga 12 ndeshjet e fundit në të gjitha garat nën tutelën e Ole Gunnar Solskjaer, shkruan SkySport.

Solksjaer nënshkroi një kontratë trevjeçare në fund të marsit, por Maradona, i cili aktualisht po menaxhon Dorados në nivelin e dytë të Meksikës, beson se ai e ka atë që duhet për ta rikthyer Unitedin në lavdinë e tyre të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat