Ja sa u rrit buxheti i FIFA-s me Infantinon në krye

Futboll

Ja sa u rrit buxheti i FIFA-s me Infantinon në krye

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:31
Ja sa u rrit buxheti i FIFA-s me Infantinon në krye

Gianni Infantino, që është rizgjedhur në krye të FIFA-s edhe për 4 vite të tjera, ka folur në lidhje me meritat e padiskutueshme të organizatës që drejton futbollin ndërkombëtar, e cila ka ndryshuar shumë në krahasim me paraardhësin e tij, Blatter.

"Transparenca është kryesorja! Situata financiare: në kohë krize, në kohë kur askush nuk donte që emri i tij të ishte i bashkangjitur me FIFA-n, kaluam në një bilanc nga 5 miliardë dollarë në 6,4 miliardë dollarë, dhe rritëm edhe rezervat, pavarësisht shpërndarjes së fondeve për federatat".

"Më pas: kontrolli nga ana e auditëve të jashtëm mbi llogaritë tona. Zgjerimi i Botërorit nga 32 në 48 skuadra, me 16 kombe që mund të kualifikohen dhe zhvillojnë futbollin. Botërori më i bukur i të gjitha kohëve, në Rusi, në një vend të konsideruar të dhunshëm dhe burokratik, që ka demonstrim organizimi dhe pritje".

"Botërori për klube me 24 skuadra që do të nisë nga viti 2021. Dorëzimi transparent i Botërorit 2026 SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës. Futja e teknologjisë VAR që nuk ndryshon futbollin por e ndihmon ta bëjë më të pastër".

"Komisionet ku diskutohet në mënyrë demokratike e ardhmja e futbollit. Akordet me shoqatat botërore. Gratë në administrimin FIFA".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat