Jankoviq vajton mungesat kundër Kosovës! - Bota Sot
Jankoviq vajton mungesat kundër Kosovës!

Futboll

Jankoviq vajton mungesat kundër Kosovës!

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 13:43
Jankoviq vajton mungesat kundër Kosovës!

Kombëtarja e Malit të Zi ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për ndeshjen kualifikuese për Kampionat Evropian kundër Kosovës, ndërsa anësori i skuadrës malazeze, Marko Jankoviq pret punë të vështirë, veçanërisht për shkak të problemeve që ka skuadra e tij. Është definitive se në ndeshjen e radhës, që luhet në Podgoricë kundër Kosovës, do të mungojë Stefan Saviq, ndërsa kohë më parë u bë e ditur se për shkak të lëndimit të rëndë nuk do të paraqitet as Stevan Jovetiq.“Kosova është skuadër serioze, ndërsa ne, plus asaj, kemi edhe probleme me ekipin. Megjithatë, të them të drejtën s’e mbaj mend kemi luajtur me ekipin në përbërje të plotë. Rrethanë vështirësuese do të jetë edhe fakti se do të luajmë para tribunave të zbrazëta.

Është fundi i zezonës, lojtarët janë të lodhur dhe do të ndikonte mjaft shtytja nga tribunat. Besoj se edhe përkundër kësaj do të jemi të gatshëm”, ka thënë Jankoviq që luan për Spalin në Itali, raporton CDM. “Ata thonë se nuk pranojnë humbje të pikëve, dhe kjo flet mjaft për vetëbesimin që kanë. Natyrisht se kanë arsye për një qëndrim të tillë, janë ekip i mirë, me lojtarë mjaft të mirë dhe do të tentojnë të fitojnë tri pikët”, deklaron ai. Jankoviqi thotë se është analizuar mirë loja e Kosovës, sidomos ndeshja e parë kualifikuese ndaj Bullgarisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë që përfundoi me rezultat baras 1:1.“Luajnë lojë ofensive me shumë presion. Nëse nisim sulm të mirë, nëse ia dalim që me pasime të gjata të lirohemi nga topi nga vija e fundit, do të na hapej hapësirë e madhe në sulm. Për këto gjëra duhet të kemi përqendrim”, tha ai. “Jemi të vetëdijshëm se na pret një ekip serioz. Do të japim gjithçka nga vetja që të festojmë, por nuk do të jetë tragjedi edhe nëse nuk e arrijmë rezultatin e dëshiruar”, ka theksuar Jankoviq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat