Liverpooli konfirmon largimin e dy futbollistëve

Futboll

Liverpooli konfirmon largimin e dy futbollistëve

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 14:13
Liverpool

Pas triumfit në Ligën e Kampionëve, Liverpooli nis ndryshimet brenda skuadrës.

Daniel Sturridge dhe Alberto Moreno nuk janë më pjesë e Liverpoolit.

Kontrata e tyre përfundon më 30 qershor të këtij viti dhe klubi ka vendosur t’i lërë të lirë, duke mos vazhduar bashkëpunimin me asnjërin prej tyre.

Për Sturrrigde nuk mungojnë ofertat nga Premier Liga dhe shumë shpejt ai pritet të bëhet me skuadër të re.

Ndërsa mbrojtësi Alberto Moreno pritet të kthehet në Spanjë, ku e kërkon ish-skuadra e tij Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat