Hapet procedura ndaj Agim Canës

Futboll

Hapet procedura ndaj Agim Canës

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:49
Hapet procedura ndaj Agim Canës

Pas fjalimit të tij të zhveshtoren e Vëllaznimit në stadiumin “Fadil Vokrri”, presidenti i klubit nga Gjakova, Agim Cana, po përballet me procedurë disiplinore nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni i Garave të Ipko Superligës ka vendosur që të hapë procedurë disiplinore ndaj presidentit të Vëllaznimit, Agim Canës, si dhe disa personave të tjerë.

Pas disfatës kundër Trepçës ’89 në barazh, Cana e kishte mbajtur një fjalim në zhveshtoren e stadiumit “Fadil Vokrri”, ku sugjeroi se lojtarët e tij duhet të jenë krenar për lojën e tyre, duke shtuar se ata ishin edhe kundër “mafisë”.

“Hapet procedurë ndaj kryetarit të KF “Vëllaznimi” Agim Cana (motivi – pas përfundimit të ndeshjes fton mediet në zhveshtore të KF “Vëllaznimi” prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pabazuara për futbollin e Kosovës para prezencës së futbollistëve dhe medieve. Ky veprim si i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive) sipas incizimeve TV”, shkruhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja.

Vellaznimi do të garojë edhe sezonin tjetër në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë, përkundër investimeve të mëdha për zhvillimin e klubit.

Njoftimi i plotë i FFK-së:

Komisioni i Garave i IPKO Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Abdyl Bellopoja në mbledhjen e mbajtur me datën 05.06.2019, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të IPKO–Superligës së Kosovës – barazh për Kampionatin 2018/2019, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të IPKO Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj, bazuar në dispozitat e nenit 56 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave te Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M

1.Regjistrohen ndeshjet e barazhit të IPKO Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2018/2019 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të barazhit të IPKO Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së, dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Trepça ‘89”, Ylber Maloku me nr lic 10 dhe nr ID 001044M96 (motivi – grushtim i lojtarit kundërshtar në ndeshjen e barazhit, KF “Trepça’89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Kushtrim Gashi me nr lic 18 dhe nr ID001270M91 (001044M96 (motivi – grushtim i lojtari kundërshtar në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 – sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Samir Sahiti me nr lic 22 dhe nr ID 002265M88 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka tentuar ta sulmojë referin kryesor M.Bejtullahu, fyerje dhe sharje ndaj krerëve të FFK-së në ndeshjen e barazhit KF “Trepça ‘89” – KF “Vëllaznimi” e zhvilluar në Prishtinë me datë 01.06.2019 (sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj lojtarit të KF “Vëllaznimi” Jeton Dushi me nr lic 10 dhe nr ID 002275M96 (motivi – sharje fyerje ndaj referëve dhe FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj klubit të KF “Vëllaznimi” (motivi – për sjellje jo korrekte ndaj ekipit vendas dhe referit të ndeshjes ku në min 16, 63, kanë fyer dhe ofenduar, dhe në min e 66 pati fërkime në fushë ku nga tribuna perëndimore janë hedhur 3 shishe PVC në fushë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

6.Ndaj drejtorit të KF “Vëllaznimi” Ahmet Morina me nr ID 007949M70 (motivi -largim nga bankina për shkak të fyerjeve dhe sharjeve ndaj referëve dhe krerëve të FFK-së) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

7.Ndaj përfaqësuesit zyrtar të KF “Vëllaznimi” Blerim Vula me nr ID 009784M53 (motivi – pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë me vrap në fushë ku fillon të shajë dhe fyejë referët dhe krerët e FFK-së. Krejt çfarë ka ngjarë në fund të takimit ishte ndezur nga z. Blerim Vula dhe Samir Sahiti) sipas personave zyrtarë të ndeshjes.

8.Ndaj tifozëve të SC “Gjilani”(motivi-ku në minutat 84 dhe 87 fyen në kor lojtarin kundërshtar A.Tosuni në ndeshjen e barazhit SC “Gjilani” – KF “Besa” e zhvilluar në Prishtinë me datë 30.05.2019) sipas raportit të personit zyrtarë të ndeshjes.

9.Ndaj kryetarit të KF “Vëllaznimi” Agim Cana (motivi – pas përfundimit të ndeshjes fton mediet në zhveshtore të KF “Vëllaznimi” prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pabazuara për futbollin e Kosovës para prezencës së futbollistëve dhe medieve. Ky veprim si i tillë është në kundërshtim me kodin e etikës sportive) sipas incizimeve TV.

10.Ndaj lojtarit të KF “Besa“ Egzon Gashi me nr ID 002279M88 (motivi-deklarim në rrjete sociale ku përmes një statusi në Facebook ai komenton humbjen e ish- skuadrës së tij KF “Vëllaznimi” ku sipas tij referimi ishte skandaloz dhe ky është tmerri i futbollit me referimin e M.Bejtullahut)

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat