Manchester Utd synon ta përforcojë sulmin

Futboll

Manchester Utd synon ta përforcojë sulmin

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 16:40
Manchester Utd synon ta përforcojë sulmin

Manchester United dëshiron të përforcojë repartin e sulmit në afatin kalimtar të verës. Me Romelu Lukakun që ndiqet nga shumë klube dhe që është pranë largimit, “Djajtë e Kuq” kanë nisur të kërkojnë emrat e duhur për të zëvendësuar belgun. Një emër i ri është shfaqur së fundmi në listën e drejtuesve nga “Old Trafford” dhe bëhet fjalë për zbulimin e sulmit të Eintracht Frankfurtit këtë sezon, Sebastian Haller.  Francezi, i cili bashkë me Luka Joviqin ndihmuan klubin gjerman që të arrinte deri në gjysmëfinalet e Europa League këtë sezon, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Përveç Manchester United ai pëlqehet edhe nga West Hami. 24-vjeçari ka shënuar 15 gola këtë sezon në Bundesliga I.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat