Milani në hetime

Futboll

Milani në hetime

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 17:37
Alessio Cerci

Në pritje të zgjidhjes së çështjes hetimore që UEFA ka hapur për mosrespektim të rregullave të Fair Play-t Financiar, kuqezinjtë tashmë po përballen me një tjetër hetim, të nisur nga FIFA.

Bëhet fjalë për vitin 2015-, kur Milani mori në huazim dy vjeçar nga Atletico e Madridit, sulmuesin anësor italian, Alessio Cerci, por pas vetëm një sezoni, e huazoi te Genoa, pasi nuk e kishte pjesë të planeve të veta.

Selia drejtuese e futbollit botëror dyshon se Milani ka pasur një marrëveshje me Genoan, për aktivizim minimal të Cercit, pasi nëse futbollisti plotësonte një numër të caktuar ndeshjesh, atëherë duhej blerë përfundimisht nga Atletico.

Kujtojmë që Cerci luajti plot 29 ndeshje ne vitin e parë të huazimit te Milani, ndërsa te Genoa u aktivizua në vetëm 11 takime, duke mbetur në kuotën e 40 ndeshjeve në total, nga 50 që ishte parashikuar në marrëveshjen me Atleticon.

Hetimi ndaj Milanit po bëhen në lidhje me shkeljen e artikullit 18 të rregullores së FIFA-s, sipas të cilit ndalohen ndikimet e jashtme për çështjet sportive brenda një skuadre. Momentalisht jemi vetëm në nisje të hetimit, ndërsa nëse Milani gjendet fajtor, atëherë rrezikon të gjobitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat