Të shkuara të harruara, Mourinho dhe Casilla-s ribashkohen për një fotografi të veçantë

Futboll

Të shkuara të harruara, Mourinho dhe Casilla-s ribashkohen për një fotografi të veçantë

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 20:43
Fotogarfia e publikuar

Ishte një zënkë që ka shkatërruar dhomën e zhveshjes së Real Madrid dhe që i dha fund periudhës së ikonës Iker Casillas te Los Blancos. 

Megjithatë, mesa duket Jose Mourinho dhe portieri spanjoll i kanë lënë të shkuarat të jenë të harruara dhe së bashku me disa legjenda të Real kanë bërë një foto gjatë kongresit të FIFA-s në Paris. 

Roberto Carlos, Kaka, Predrag Mijatovic, Fernando Hierro dhe Michel Salgado kanë bërë një foto përkrah trajnerit portugez. 

Kjo është hera e parë që Mou dhe Casilla-s kanë dalë së bashku në një foto që prej vitit 2013. Në këtë kongres, Mou është takuar edhe me presidentin e Real, Florentino Perez. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat