Ronaldo si tornado shënon het-trik, eliminon Zvicrën e Shaqirit dhe të Xhakës

Futboll

Ronaldo si tornado shënon het-trik, eliminon Zvicrën e Shaqirit dhe të Xhakës

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar)  - Cristiano Ronaldo vulosi gjithçka. Ai shënoi het-trik dhe i mjaftoi për fitoren e Portugalisë me rezultat 3:1 ndaj Zvicrës, duke e kualifikuar në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve, ku e presin fituesin e sfidës Angli-Holandë.

Të dielën e fundjavës, Portugalia do të kërkojë përmes finales së play-off-it të sigurojë kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020.  Shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka luajtën titullarë por nuk patën fat me gjithë lojën e mirë dhe u eliminuan në çastet e fundit, e fajtori kryesor ka qenë Ronaldo me tre golat e tij që ngriti mbi 50 mijë shikues në stadiumin e Portos. Ronaldo ka qenë në formë të lartë, duke realizuar golat në minutën e 25-të, 88’ e 90’.

Sidomos, duhet veçuar golin e parë të tij nga gjuajtja e lirë nga rreth 22-23 metra kur e la të shtangur portierin Sommer. Në minutën e 3-të Shaqiri pati rast ideal nga afërsia, por goditja e tij u ndal nga portieri Patricio, kurse Seferoviq ka qenë i pafat kur goditi tërthorësen dy minuta pa përfunduar pjesa e parë.

Në minutën e 53-të, gjyqtari Brych nuk e vërejti ndërhyrjen e palejueshme ndaj Zuberit dhe pasi aksioni i portugezëve përfundoi, kur u mendua penallti për Portugalinë, ndodhi e kundërta. Brych shikoi sistemi VAR dhe vendosi penallti për Zvicrën që nuk e kishte referuar tre minuta më herët kur u ndal Zuber. Rodriguez e barazoi rezultatin 1:1, por as kjo nuk mjaftoi pasi që Ronaldo në çastet e fundit shënoi edhe dy herë tjera, duke e vulosur fitoren me 3:1.
Portugalia-Zvicra 3:1
Stadiumi “Estadio do Dragao”, Porto.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shikues: 50.000.
Shënues: Ronaldo (25’, 88’ e 90’) – Rodriguez (58’).
Kartonat e verdhë: Xhaka, Schar, Shaqiri.
Portugalia: Patricio, Semedo, Pepe (Fonte 63’), Dias, Guerreiro, Fernandes (Moutinho (90+1”), Carvalho, Neves, Silva, Joao Felix (Guedes 70’) dhe Ronaldo.
Zvicra: Sommer, Mbabu, Schar, Akanji, Rodriguez, Zakaria (Fernandes 71’), Xhaka, Freuler (Drmiç 89’), Zuber (Steffen 83’), Shaqiri dhe Seferoviqi.

90' Ronaldo i shpejt si rrufe futet në 16-sh dhe nga rreth 13-14 metra me një gjuajtje të fortë shënon për 3:1. Ronaldo shënon het-trik.
88' Bernardo Silva për bukuri asistoi deri të Ronaldo i cili si tornado nga rreth 13 metra me një goditje të fortë e plasoi topin në këndin e poshtëm të mjatë të portierit Sommer, 2:1.

83' Zuber nuk u tregua i vemendshëm dhe goditja e tij shkoi jashtë portës së Patricios.

80' Portugalia mundohet me veprime të sakta që të vijë deri të rasti, kurse Zvicra përmes kundërsulmeve.

76’ Zvicra po mbrohet mirë, administron lojën me shumë sukses.

70’ Gjithnjë e më afër fundit të kohës së rregullt, 20 minita deri në fund dhe gjithçka e hapur.

Portugalia-Zvicra 1:1
Stadiumi “Estadio do Dragao”, Porto.
Gjyqtar: F. Brych (Gjermania).
Shënues: Ronaldo (25’) – Rodriguez (58’).
Kartonat e verdhë: Xhaka, Schar.
Portugalia: Patricio, Semedo, Pepe (Fonte 63’), Dias, Guerreiro, Fernandes, Carvalho, Neves, Silva, Joao Felix (Guedes 70') dhe Ronaldo.
Zvicra: Sommer, Mbabu, Schar, Akanji, Rodriguez, Zakaria, Xhaka, Freuler, Zuber, Shaqiri dhe Seferoviqi.

61' Lojë interesante, Zvicra lufton me mish e më shpirt ndaj Portugalisë.

58’ Ricardo Rodriguez ka qenë i saktë nga penalltia dhe barazon shufrat 1:1.
53’ Gjyqtari nuk e pa rrëzimin e Zuber dhe aksioni vazhdon, kur të gjithë menduan se penallti është për Portugalinë, ngjau e kundërta. Sepse gjyqtari gjerman Felix Bryxh shkoi dhe shikoi teknologjinë VAR, aty e pa se ka qenë penallti për Zvicrën, kësisoj edhe vepron.

51' Ronaldo tentoi por pa sukses, goditja e tij shkoi jashtë portës.

Filloi pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, Zvicra luajti më mirë por Portugalia shënoi falë golit të Ronaldos nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra.

43' Fati i madh për Portugalinë, pasi që goditja e Seferoviqi ndalet nga tërthorësja.

40' Portugalia po tregohet tani më këmbëngulëse dhe pretendon edhe golin e radhës.

37' Zvicra mjaft e rrezikshme, po e qarkullon mjaft mirë topin por pa sukses te realizimi.

34' Portugalia ka epërsinë në rezultat, por Zvicra po luan më mirë. 

30' Zvicra ka shtuar presionin por pa sukses deri me tani, kurse Portugalia është më e qetë.

25' Somer i shtangur! Ronakdo godet nga gjuajtjan e lirë rreth 22-23 metra, ndërsa Sommer vetëm shikoi topin duke u futur në këndin e poshtëm të majtë të tij, 1:0.  

21' Xherdan Shaqiri godet nga rreth 30 metra por larg mbi portën e portugezëve.

20' Lojë me ritëm, pa kalkulime, futbollistët luftojnë me mish e më shpirt Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kërkojnë fitore.

18’ Lojë  hapur, por edhe rastet nuk mungojnë, ndërsa Shaqiri është në formë të lartë.

15' Me fat Portugalia, Shaqiri harkon por Seferoviq përpak nuk e preku topin me kokë që të plasoi në rrjetë.
14' Xherdan Shaqiri deri me tash është më i rrezikshmi, i cili në minutën e 3-të humbi një rast ideal.  

12' Në rast të mirë Portugalia por Ronaldo në pozitë ideale nuk gjuajti si duhet dhe shpëton Zvicra.

5' Ndeshja mes Portugalisë dhe Zvicrës që po zhvillohet në Porto, vërtet po mban në emocione tifozët. Kjo është ndeshja gjysmëfinale e play-off-it e Ligës së Kombeve, skuadra e cila fiton kualifikohet në finale dhe më pas kërkon edhe kualifikimin direkt për në Kampionatin Evropian.

3' Xherdan Shaqiri humb një rast shumë të mirë, i cili doli i vetëm me portier por goditja e tij u ndal nga këmbët e Partricios.

Portugalia: Patricio, Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro, Fernandes, Carvalho, Neves, Silva, Joao Felix dhe Ronaldo.
Zvicra: Sommer, Mbabu, Schar, Akanji, Rodriguez, Zakaria, Xhaka, Freuler, Zuber, Shaqiri dhe Seferoviqi,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat