Ish-ylli i Serisë A rrezikon 3 vite e 6 muaj burg

Futboll

Ish-ylli i Serisë A rrezikon 3 vite e 6 muaj burg

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 21:09
Fabrizio Miccoli

Zëvendësprokurori i përgjithshëm i Palermos, Ettore Costanza, ka kërkuar 3 vite e 6 muaj burg për ish-sulmuesin Fabrizio Miccoli. Ish-ylli i Serisë A akuzohet për "zhvatje me metoda mafioze". 

Miccoli akuzohet se i ka kërkuar ndihmë një miku, Mauro Lauricella, djali i bosit të Kalsas, Antonio, për të ndihmuar ish-fizioterapistin e Palermo-s, Giorgio Gasparini, për të rikuperuar 20 mijë euro të shpenzuara në diskotekën "Paparazzi" të Ishullit të Femrave.  

Kjo çështje është bërë publike në momentin e kapjes së babait të Lauricella-s, i cili ishte në arrati në atë kohë. Nga përgjimet e telefonatave kanë dalë komunikimet e Miccoli-t me djalin e bosit. 

Sipas akuzës, Miccoli i ka dorëzuar Gasparini-t një zarf me 8.000 euro në 2011-ën. Një shumë që është marrë falë ndërhyrjes së bosit të mafies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat