Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s pranon ofertën e Milanit

Futboll

Sekretari i përgjithshëm i FIFA-s pranon ofertën e Milanit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 10:22
Zvonimir Boban

Zvonimir Boban raportohet se e ka pranuar një ofertë të Milanit për një pozitë në bordin e klubit kuqezi. Tani, ai po e pret vetëm aprovimin e FIFA-s për këtë emërim.

Sipas të përditshmes italiane, Gazzetta dello Sport, Zvonimir Boban do të jetë personi kryesor përgjegjës për punët e Milanit me Lega Serie A, Federatën e Futbollit të Italisë, UEFA-n dhe Shoqatën e Klubeve Evropiane.

Gazeta italiane gjithashtu shton se e vetmja gjë që ka mbetur për t’u realizuar para se të zyrtarizohet ky emërim është aprovimi nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili është njoftuar për këtë propozim.

Ish-futbollisti kroat luajti për kuqezinjtë mes viteve 1991 dhe 2001, duke i fituar katër tituj të Serisë A dhe një titull të Ligës së Kampionëve gjatë asaj kohe.

Boban e ka kryer detyrën e sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s që nga viti 2016 dhe ka qenë kryesisht i përqendruar te zhvillimi dhe organizimi i garave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat