Kombëtarja e Zvicrës ka qenë e pafat në duel me Portugalinë, ku pësuan humbje me rezultat 3:1 në takimin që u luajt në Porto, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it të Ligës së Kombeve.
Portugalia siguroi vizën për në finalen e play-off-it dhe kërkon kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian. Si gjithmonë prestigjiozja zvicerane “Blick” vlerëson një nga një futbollistët, kështu që Xherdan Shaqiri dhe Kevin Mbabu janë me të vlerësuarit, me notën 5. Granit Xhaka ishte ndër më të mirët, me notë 4.
Lojtarët e Zvicrës, të vlerësuar sipas “Blick”: Yann Sommer 3, Fabian Schar 3, Manuel Akanj 3, Ricardo Rodriguez 4, Kevin Mbabu 5, Granit Xhaka 4, Remo Freuler 3, Denis Zakaria 3, Steven Zuber 4, Xherdan Shaqiri 5, Haris Seferoviq 4.