Holanda dhe Anglia luftojnë për një vend në finale të Ligës së Kombeve

Futboll

Holanda dhe Anglia luftojnë për një vend në finale të Ligës së Kombeve

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Portugalia u bë finalistja e parë e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Ligës së kombeve, teksa mposhti Zvicrën mbrëmë në gjysmëfinale e zhvilluar në “Estadio do Dragao” të Portos, me rezultatin .

Sonte në mbrëmje, por këtë herë në stadiumin “D. Afonso Henriques” të Guimaresit, do të përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste, që të dielën e 9 qershorit, do të diskutojë trofeun përballë Portugalisë.

Gjysmëfinalja e sotme do të jetë mes dy skuadrave të tjera që u renditën të parat në grupet përkatëse të Ligës A, njëkohësisht edhe dy prej ekipeve më në formë të momentit, Holandës dhe Anglisë.

Që të dy këto skuadra, kanë lënë pas kundërshtarë mjaft të fortë në grupet përkatëse, teksa “Tre luanët” u renditën të parët në një grup me Spanjën e Kroacinë, ndërsa “tulipanët” dominuan grupin me Francën kampione bote dhe Gjermaninë ish kampione bote.

Anglia punon prej disa kohësh me trajnerin Gary Southgate dhe ka krijuar një skuadër mjaft solide, gjë që e dëshmoi edhe në Botërorin “Rusi 2018”, përveçse në Ligën e Kombeve, trofe të cilin do të kërkojë ta fitojë që në edicionin e parë.

Nga ana tjetër, pasi dështoi të sigurojë kualifikimin për në “Rusi 2018”, Holanda iu nënshtrua një rinovimi total nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman dhe në Ligën e Kombeve u panë edhe shenjat e para të përmirësimit, me “tulipanët” që u treguan superiorë ndaj dy prej përfaqësueseve më të fort në botë.

Pavarësisht se cila do të mund të sigurojë finalen, sfida e sotme premton spektakël, të cilin mund ta shijoni vetëm në ekranin e Supersport 2, që do të transmetojë këtë takim, ashtu si edhe ndeshjen për vendin e tretë dhe finalen e madhe, që do të zhvillohen të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat