Kosova luan me Malin e Zi dy ditë para përvjetorit të dhimbjes së madhe... 

Futboll

Kosova luan me Malin e Zi dy ditë para përvjetorit të dhimbjes së madhe... 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2019 Në ora: 12:24
Kosova luan me Malin e Zi dy ditë para përvjetorit të dhimbjes së madhe... 

Me 7 qershor djelmoshat tanë zbarkojnë në fushën e futbollit në Podgoricë për t’u përballuar me Malin e Zi, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Kombëtarja është e përgatitur në çdo aspekt dhe mendon vetëm për rezultat pozitiv!

Megjithatë, nuk do të jetë lehtë për Kosovën, sepse pas ndeshjes me Malin e Zi, pas dy ditëve përkatësisht me 9 qershor ka njëvjetorin e ditës më të dhimbshme, kur ndërroi jetë legjenda e futbollit Fadil Vokrri, kur një vit me parë ka qenë kryetar i FFK-së. Dhe pas njëvjetorit të ikjes në amshim të Vokrrit, Kosova luan në Sofje me Bullgarinë.  

Ditë me parë, gazetari i mirënjohur sportiv dhe ish gjyqtari i futbollit, Miftar Dragidella ka publikuar një foto emocionuese, në të majtë legjenda Kujtim Shala, në mes Miftar Dragidella dhe djathtas i ndjeri Fadil Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat