PSG interesohet për Donnarumman

Futboll

PSG interesohet për Donnarumman

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:04
Gianluigi Donnarumma

Klubi francez po kërkon të gjejë një portier të ri për skuadrën.

Largimi i Gianluigi Buffon nga PSG, ka bërë që këta të fundit të nisin kërkimet për portier të ri, me objektivin kryesor që fillimisht ishte David De Gea.

Por marrëveshja për spanjollin është e vështirë, pasi Manchester United, dëshiron ta mbajë në skuadër, duke i ofruar kontratë të re.

Kështu, të gjendur në këtë situatë, drejtuesit e PSG-së kanë kthyer vëmendjen në Itali, ku synimi është Gianluigi Donnarumma. Portieri i talentuar mund të jetë i sakrifikuari i madh për shkak se Milani duhet të shesë dikë për të rregulluar bilancet e klubit.

Raportohet që oferta e PSG-së do të jetë gati 60 milionë euro, një shifër që do t’i jepte frymëmarrje shumë Milanit, për sa i përket buxhetit të kufizuar që ka, kjo dhe për shkak të mos kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat