Trajneri i ardhshëm i Milanit do të jetë Giampaolo?

Futboll

Trajneri i ardhshëm i Milanit do të jetë Giampaolo?

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:23
Trajneri i ardhshëm i Milanit do të jetë Giampaolo?

Mediat në Itali janë të bindura që trajneri i ardhshëm i Milanit do të jetë Marco Giampaolo, i cili pritet të shpallë “divorcin” me Sampdorian, para se të nënshkruajë me kuqezinjtë një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një të tretë.

I pyetur për këtë çështje, presidenti i Sampdorias, Massimmo Ferrero pranon se Giampaolo mund të largohet, por shton se nuk ka ndërmend ta lërë të lirë teknikun dhe se Milani duhet të negociojë edhe me të.

“Herën e fundit që e kam takuar Giampaolon, më tha se do ikte me pushime. Kthehet të hënën dhe më pas do flasim. Nuk di asgjë për interesin e Milanit, por nëse e kanë seriozisht, do të bëjnë një blerje të mirë. Giampaolo është nën kontratë me ne dhe Milani duhet të negociojë me Sampin, para se ta marrë”, tha Ferrero, duke u dërguar sinjal kuqezinjve që nuk do ta marrin falas trajnerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat