Fiorentina me pronar të ri

Futboll

Fiorentina me pronar të ri

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:14
Fiorentina me pronar të ri

Fiorentina italiane u bë me pronar të ri, pasi biznesmeni italiano-amerikan Rocco B. Commisso bleu klubin e futbollit nga familja Della Vala.

Pas 17 vjetësh, Dela Vale nuk është më në krye të Fiorentinës dhe do të zëvendësohet nga pronari i klubit amerikan të futbollit, New York Cosmos.

Commisso, i cili shkoi në SHBA në moshën 12-vjeçare dhe më vonë fitoi një kapital të madh që menaxhonte kompaninë kabllore, tha se ishte i nderuar që kishte mundësi të vinte në Fiorentinë.

Mediat italiane raportojnë se Commisso bleun klubin për rreth 170 milionë euro. Commisso, sipas listës së Forbes, është ndër 500 njerëzit më të pasur në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat