Dejan Saviçeviqi ka një kujtim të hidhur në Prishtinë!

Futboll

Dejan Saviçeviqi ka një kujtim të hidhur në Prishtinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:32
Dejan Saviçeviqi ka një kujtim të hidhur në Prishtinë!

Gjeneratat e reja pak e njohin se kush ka qenë Dejan Saviçeviqi në vitet e 80-ta, kur një kohë ka luajtur në Buduçnost të Podgoricës për të kaluar më vonë në Cërvenë Zvezdë të Beogradit!

Saviçeviqi është kryetar i Federatës së Futbollit të Malit të Zi dhe njëri prej kundërshtarëve më të mëdhenj të Kosovës kur ishte pranuar në UEFA me 3 maj të vitit 2016 në Budapest të Hungarisë!

 Saviçeviqi është në siklet para sfidës kualifikuese me Kosovën e cila do të zhvillohet nesër (20.45) në stadiumin në Podgoricë.  Saviçeviqi ka edhe një kujtim të hidhur nga Kosova, sepse me 15 nëntor të vitit 1987 me Buduçnostin pësuan humbje me 4:0 nga Prishtina, në ndeshjen e javës së 14-të Ligës së Parë Federative të ish Jugosllavisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat