Skuadra e Manchester United duket se po bëhet gati për largimin e yllit francez, Paul Pogba.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, Pogba, duket se nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij në ‘Old Trafford’.
Mesfushori po kërkohet me ngulm nga Real Madrid, por edhe nga ish skuadra e tij, Juventus.
Sipas ‘Independent’, Manchester United po e monitorojnë situatën e Youri Tielmans, në rast se Pogba largohet gjatë kësaj vere.
Mesfushori është i frustruar me situatën në ‘Old Trafford’ dhe raportohej më herët se ka kërkuar nga klubi ta lirojnë.
Në anën tjetër, zëvendësuesi potencial i tij. Tielemans, ka kaluar gjashtë muaj në Premierligë, si i huazuar nga Monaco tek Leicester.