Juventus identifikon Hysajn si zëvendësues të mundshëm të Cancelo

Futboll

Juventus identifikon Hysajn si zëvendësues të mundshëm të Cancelo

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:48
Elseid Hysaj

Një lojtar shqiptar mund të mbroj ngjyrat e Juventus në sezonin e ardhshëm.

Dështimi i ‘Zonjës së vjetër’ në Ligën e Kampionëve ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për ndyshime në skuadër.

Gjithçka filloi me ndarjen e rrugëve me trajnerin Massimiliano Allegri, dhe tashmë ndryshimet po prekin edhe lojtarët.

Një nga lojtaërt që pritet të largohet është mbrojtësi i djathtë, Joao Cancelo, i cili po kërkohet me ngulm nga Manchester City.

‘Citizens’ janë të gatshëm të paguajnë deri në 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e mbrojtësit portugez.

Por, Juventus duket se paraprakisht ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm. Raportime nga ‘Goal’ bëjnë të ditur se ‘Biankonerët’ kanë identifikuar Elseid Hysajn dhe Kieran Trippier si zëvendësues të mundshëm të Cancelo.

Hysaj ka bërë të ditur se do të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni, por nuk e di akoma skaudrën e radhës.

Një nënshkrim i mundshëm i skuadrës me trajnerin Maurizio Sarri do të rriste në maksimum gjasat edhe për Hysajn, kur kemi parasysh se Hysaj ishte i preferuari i italianit tek Napoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat