Zanetti: Conte te Interi ishte mundësi e pabesueshme, ka shumë entuziazëm tani

Futboll

Zanetti: Conte te Interi ishte mundësi e pabesueshme, ka shumë entuziazëm tani

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:39
Javier Zanetti

Zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, e ka përshkruar emërimin e Antonio Conte si trajner të zikaltërve si një mundësi të pabesueshme për klubin.

Conte u zyrtarizua nga Interi javën e shkuar, ku nënshkroi një kontratë tre vjeçare.

“Ka shumë entuziazëm te Interi, ne jemi të vetëdijshëm që kemi një mundësi të jashtëzakonshme tani”.

“Kam folur shumë me Antonion dhe mund të garantojmë se skuadra do të ringrihet. Presim që Interi të luajë rol kryesor”.

Interi tashmë i ka siguruar shërbimet e mbrojtësit të Atletico Madridit, Diego Godin, që është i gatshëm të transferohet si një lojtar i lirë.

Mesfushori i Cagliarit, Nicolo Barella dhe sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, mund të jenë dy blerjet e ardhshme, ndërsa ëndrra mbetet Romelu Lukaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat