Barcelona hedh sytë tek Arsenal për prapavijën

Futboll

Barcelona hedh sytë tek Arsenal për prapavijën

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:01
Sead Kolasinac

Barcelona raportohet të ketë në listën e transferimeve të merkatos së verës mbrojtësin Sead Kolasinac.

Kampionët e Spanjës duan patjetër të rrisin konkurrencën në krahun e majtë për Jordi Alba-n. 

Dhe megjithëse ka kaluar një sezon me ulje-ngritje me Topçinjtë, Mundo Deportivo raporton se Barça po konsideron të investojë 22 milionë euro për Kolasinac. 

Megjithatë, ka shtatë mbrojtës krahu të tjerë nën mikroskopin e katalanasve dhe vera pritet të jetë tepër e nxehtë për sa i përket merkatos. 

Emrat e tjerë në listën e spanjollëve janë Wendell i Leverkusen, Guerreiro i Dortmund, Firpo i Betis, Filipe Luis i Atletico-s, alex Telles i Portos, Tierney i Celtic dhe Bernat i PSg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat