Zeqiri: Përparësia e Kosovës, mungesat e Malit të Zi

Futboll

Zeqiri: Përparësia e Kosovës, mungesat e Malit të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:28
Zeqiri: Përparësia e Kosovës, mungesat e Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës sonte (20.45) do të ndeshet me Malin e Zi në Podgoricë, në kuadër të ndeshjes së grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Ish futbollisti i mirënjohur, Arben Zeqiri, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se përparësi te Kosova janë mungesat te Mali i Zi. 
“Shumë më rëndësi është të mos pësojmë gol, derisa me individualistët që kemi në ekip shumë lehtë mund të shënojmë nga kundërsulmet, pasi që mbrojtja e Malit të Zi do të vendoset lartë në fushë që nga fillimi për të na bërë presion. 
Malazezët shquhen për lojën në ajër dhe lojën e mirë zonale, sidomos para 16 - metërshit duke u vendosur dendur në mesfushë. Gjithashtu malazezët janë shumë të rrezikshëm në ndërprerje ku me çdo kusht do të tentojnë të kenë sa më tepër të tilla raste për të shënuar sa më parë.
Derisa ne teknikisht jemi më të mirë dhe kemi tashme përvojën duke qenë kampion në grupin D të Ligës së Kombeve, kemi disiplinën taktike që nga ardhja e Challandes,  duke konkurruar minimumi nga dy  futbollistë cilësorë në secilin pozicion dhe duke u përmirësuar ndjeshëm përgjegjësia individuale dhe ekipore në kryerjen e detyrave defensive. Përfundimisht mendoj se do të jetë mbrëmja e Rashicës dhe Zenelit, derisa shpresoj që nga minuta e parë të luaj edhe Besar Halimi i cili shquhet me pasimet  e tij kreative e vizionare për të futur në zjarr anësorët tanë këmbëshpejtë Rashica e Zeneli.
Përparësia më e madhe për në janë dy mungesat e malazezëve Jovetiç e Saviq, dy lojtarë të rryer”, tha Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat