Zhdrella drejt Prishtinës

Futboll

Zhdrella drejt Prishtinës

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:31
Zhdrella drejt Prishtinës

Prishtina është bërë lajmi i ditës së djeshme, por “qershia mbi tortë” mbanë emrin Mentor Zhdrella.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se mesfushori i Llapit ka arritur marrëveshjen me bardhekaltërit dhe prezantimi i tij është çështje ditësh.

Katër herë futbollisti i vitit në Kosovë u zyrtarizua ditë më parë nga Llapi për vazhdimin e kontratës, por që më pas Zhdrella mohoi për arritjen e marrëveshjes.

Prishtina gjatë ditës së djeshme prezantoi edhe sulmuesin Ahmed Januzi, të cilin e ktheu pas një viti të kaluar tek Llapi, si dhe Endrit Krasniqin, pas dy viteve të kaluara tek Drita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat