Shqipëria e fillon me barazim turneun “Etlinger 2019”

Futboll

Shqipëria e fillon me barazim turneun “Etlinger 2019”

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:27
Shqipëria e fillon me barazim turneun “Etlinger 2019”

Shqipëria U-16, e drejtuar nga trajneri Elvis Sina, ka luajtur ndeshjen e parë të vlefshme për turneun ndërkombëtar “Etlinger 2019”, përballje e cila ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2:2 ndaj SPAL.

Skuadra italiane e SPAL ka kaluar e para në avantazh, pjesa e parë ka përfunduar 1:0 për ata. Në pjesën e dytë kanë shënuar sërish italianët në minutën e 36-të. Në minutën e 48-të Bajraktari ngushton rezultatin me penallti, dhe në minutën e 56-të Maksuti ka barazuar. Me këtë rezultat mbyllet sfida e parë e kombëtares sonë.
Kombëtarja U-16 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Lena, Kreka, Stafa, Halili, Cipi, Kurbasha, Ajazi, Bajraktari, Kote, Neziri, Cela.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje të dytë po ditën e sotme në orën 16:00 ndaj skuadrës Dinamo Brest.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat