Akuzat për përdhunim

Futboll

Akuzat për përdhunim

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:33
Neymar

Ylli i futbollit i Brazilit Neymarështë paraqitur në një stacion policor në Rio de Janeiro për të bërë një deklaratë pas një akuze për përdhunim, tha avokati i tij.
Ylli mohoi akuzat për përdhunimin e Najila Trindade në një hotel në Paris më 15 maj dhe falënderoi tifozët e tij jashtë stacionit për mbështetjen. Trindade ngriti padi të premten e kaluar duke thënë në një kanal televiziv se donte drejtësi.
 MasterCard pezulloi një fushatë reklamuese me Neymar.
Kompania e kartës së kreditit tha se do të ndalonte përdorimin e imazheve të yllit të futbollit, që është imazhi më i shtrenjtë në botë dhe luan për Paris St-Germain, derisa situata të zgjidhet.
Nike Inc tha se ishte shumë i shqetësuar për akuzat për përdhunim ndaj Neymar, të cilin e sponsorizon.
Neymar u paraqit në polici me paterica pasi lëndoi kyçin e këmbës së djathtë gjatë ndeshjes së Brazilit me Katarin në Brazilia të mërkurën.
"Ne jemi absolutisht të sigurt që do të provojmë pafajësinë e klientit tonë. Neymardha të gjitha sqarimet që duhet të jepeshin,"-tha avokati.
Duke folur në derën e stacionit të policisë, futbollisti u shpreh: "Vlerësoj mbështetjen dhe të gjitha mesazhet që bota më ka dërguar, miqtë, tifozët e mi, që bota është me mua. Ju falenderoj".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat