Neymar tregon dëmtimin, këmba e tij është për të ardhur keq

Futboll

Neymar tregon dëmtimin, këmba e tij është për të ardhur keq

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:21
Neymar

Neymar ka treguar kyçin e këmbës së djathtë të enjtur nga dëmtimi, që e pësoi të mërkurën, në miqësoren e luajtur kundër Katarit (2-0), i cili do ta lërë jashtë “Copa America”. Një goditje e rëndë për yllin e PSG, që mezi e priste këtë kompeticion, i cili do të luhet në vendin e tij. Në pjesën e parë të lojës, 27-vjeçari ndrydhi kyçin e këmbës së djathtë dhe doli i përlotur jashtë fushës së blertë, i ndihmuar nga anëtarët e stafit mjekësor të Brazilit.

Konferderata Braziliane e Futbollit konfirmoi më vonë se Neymar kishte këputur ligamentin, prandaj nuk mund të luajë në “Copa America”. Ish-lojtari i Barcelonës ka përdorur Instagram-in e tij për të zbuluar me një foto kyçin e këmbës së enjtur, një situatë vërtet për keqardhje. Kjo ishte goditja e radhës për sulmuesin, të cilit iu hoq shiriti i kapitenit të Selecao për arsye disiplinore. 

Dhe të mendosh se vinte vetëm pak kohë pas dëmtimit ndaj Strasburgut, që e la shumë javë larg fushave të blerta. Gjithsesi, si të mos mjaftonin këto, “gjëma” e radhës për Neymar ishin akuzat për përdhunim, të bëra nga një modele braziliane. Për këtë çështje, ai u paraqit sot para autoriteteve përkatëse të vendit të tij, ku ka dhënë sqarime. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat