Jovovic: Kundër Kosovës, e kemi mbështetjen e çdo shtëpie në Mal të Zi

Futboll

Jovovic: Kundër Kosovës, e kemi mbështetjen e çdo shtëpie në Mal të Zi

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:31
Futbollisti Jovoviç

Përkundër që Mali i Zi do ta zhvillojë ndeshjen e sotshme në Podgoricë kundër Kosovës pa tifozë në stadium, mesfushori Vladimir Jovovic beson se skuadra e tij do ta ketë mbështetjen e çdo shtëpie në Mal të Zi për ta mposhtur Kosovën.

Kosova do ta vizitojë sonte në orën 20:45, në stadiumin e qytetit të Podgoricës, Malin e Zi. Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për Grupin A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.

Edhe pse Mali i Zi do të jetë vendas, ata nuk do ta kenë ndonjë epërsi të madhe nga ky fakt pasi që ndeshja do të zhvillohet pa tifozë. UEFA e kishte dënuar Malin e Zi ta zhvillojë një ndeshje pa tifozë pasi malaziasit kishin bërë thirrje raciste kundër futbollistëve me ngjyrë të Anglisë.

“Stadiumi do të jetë i zbrazët, por ne e dimë se do ta kemi mbështetjen e mrekullueshme nga çdo shtëpi e vendit tonë. Kjo është arsyeja pse ne duhet ta pikturojmë një pamje tjetër në kokën tone dhe ta bëjmë më të mirën tonë për tifozët e Malit të Zi”, ka thënë Jovovic.

“Me një rezultat të mirë kundër Kosovës, ne do të bëheshim më gati për një ndeshje të mrekullueshme kundër Republikës Çeke. Kosova ka një skuadër të mirë, të përbërë nga lojtarë që luajnë në liga të forta të Evropës”.

“Në të njëjtën kohë, rezultatet që ata i kanë arritur së fundi [12 ndeshje pa disfatë] ua shtojnë atyre vetëbesimin”.

“Megjithatë, ne do të tentojmë t’i shfrytëzojmë të gjitha dobësitë e tij të cilat na i ka theksuar stafi i ekspertëve, unë besoj se me tentim të madh dhe me vullnet mund ta arrijmë një rezultat të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat