Chelsea ka zgjedhur rrugët ligjore

Futboll

Chelsea ka zgjedhur rrugët ligjore

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 14:42
Chelsea ka zgjedhur rrugët ligjore

Klubi Chelsea ka zgjedhur rrugët ligjore për t’u përballur me vendimin e FIFA-s. Nga sot çështja e bllokimit të blerjeve të lojtarëve nga ana e Chelseat për një vit rresht, kalon në Gjykatën e Arbirtrazhit Sportiv (CAS).

Kampioni i Ligës së Evropës që ishte dënuar nga FIFA për mos të pasur të drejtë të blejë lojtarë në afatin kalimtar veror dhe atë dimëror, për shkak të shkeljeve të rregullave në lidhje me lojtarët e mitur, shpreson që përmes CAS ta zgjidhë këtë çështje dhe të ketë mundësinë për të investuar në përforcimin e skuadrës.

Vendimi i Chelseat për të çuar në CAS dënimin e FIFA-s, vjen vetëm një ditë pas atij të Manchester Cityt i cili është në luftë me UEFA-n në lidhje me shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat