Pranë firmës me klubin legjendar

Futboll

Pranë firmës me klubin legjendar

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:01
Pranë firmës me klubin legjendar

Mesfushori italian është larguar nga Roma në përfundim të stinorit. Daniele De Rossi nuk vazhdoi kontratën me Romën dhe pasi ajo i skadoi në fund të stinorit të sapo përfunduar ai ka mbetur lojtar i lirë.
Janë disa skuadra që interesohen për mesfushorin, i cili nuk dëshiron të luajë më në Evropë, por të provojë veten në një kontinent tjetër.
35-vjeçari preferon MLS në SHBA, por mundësitë më të mëdha janë që ai fillimisht të transferohet në Argjentinë.
Mediat italiane raportojnë që De Rossi është afër marrëveshjes me Boca Juniors, skuadër tek e cila pritet të luajë për gjashtë muaj, para se të transferohet në Amerikë, më saktësisht te ekipi i Los Angeles Galaxy, ku luan edhe Zlatan Ibrahimoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat