Barcelona, gati të bëjë çmendurira

Futboll

Barcelona, gati të bëjë çmendurira

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:15
Barcelona, gati të bëjë çmendurira

Barcelona kërkon të rikthehet të fitojë Ligën e Kampioneve me çdo kusht, pas një tjetër shuplake të rëndë të marrë sivjet, ndaj Liverpulit, madje për të dytin vit radhazi.

Dhe ndërkohë, ajo po punon që të blindojë çdo post, në të cilin ndihet e dobët dhe një prej tyre është korsia e djathtë e mbrojtjes.

Ndërsa Semedo do të largohet, vetëm “xholi” Serxhi Roberto (shpesh përdoret edhe si mesfushor dhe madje si sulmues krahu) nuk mjafton, prandaj ideja e fundit e katalanasve është një çmenduri e vërtetë: presidenti Bartomeu ka vënë në shënjestër “diamantin” e Bajernit të Mynihut, Xhoshua Kimishin, për të cilin janë gati që të mos kursehen, përkundrazi përflitet se po bëjnë gati një ofertë që t’i kalojë bindshëm 100 milionë eurot.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për Kimishin dhe rëndësinë që ai ka për skemat e Bajernit, një tratativë e tillë duket e pamundur që të mbyllet me sukses, por në futboll gjithçka mund të ndodhë, prandaj gjermanët janë të paralajmëruar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat