James është lojtar i Manchester Utd

Futboll

James është lojtar i Manchester Utd

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:39
James është lojtar i Manchester Utd

Futbollisti Daniel James është zyrtarisht lojtar i Manchester United, që vjen nga Swansea City, duke u bërë nënshkrimi i parë i epokës së Ole Gunnar Solskjaer në “Old Trafford”. Në një deklaratë në faqen e tyre, “Djajtë e kuq” konfirmuan lajmin duke thënë: “Manchester United njofton me kënaqësi se ka rënë dakord, në parim, me të dy Swansea City dhe Daniel James për transferimin e tij në klub”. Mediet angleze bëjnë me dije se marrëveshja është arritur për 15 milionë funte dhe 3 milionë funte të tjera do të jenë në formën e bonuseve. James është 21 vjeç dhe luan si sulmues në krahun e majtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat