Bastoret ndryshojnë kuotat për ndeshjen Mali i Zi-Kosova

Futboll

Bastoret ndryshojnë kuotat për ndeshjen Mali i Zi-Kosova

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:32
Kombtarja e Kosovës

Derisa para një dite bastoret favorizonin më të madhe Kombëtaren e Malit të Zi për fitore kundër Kosovës, sot gjendja ka ndryshuar dukshëm me dallim nga dita e djeshme

Para dy dite, më 5 qershor, njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve Bet365, e shihte Malin e Zi favorit absolut pasi që i kishte vënë kotën 1.80 për të fituar, kurse Kosovës 4.75. Barazimi ishte vlerësuar me 3.35.

Ndërkohë në këtë ndeshje thuhet se do të mungojnë disa lojtarë si: qendërmbrojtësin e Atletico Madridit  Stefan Savic, si dhe disa lojtarë të tjerë si Marko Simic, Stefan Mugosa, Nebojsa Kosovic Sead Hakšaba Nović dhe Filip Stojkovic, të cilët përballen me lëndime.

Kurse nga Kosova mungojnë Valon Berisha, Besar Halimi dhe Hekuran Kryeziu.

Në ndryshimin e kuotave të fundit prapë favorizohen malazezët, por kësaj radhe ata kanë kuotën 2.45 për fitore, kurse Dardanët 3.25. Barazimi është 3.20.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat