Martinez: Hazard mund të drejtojë çfarëdo projekti

Futboll

Martinez: Hazard mund të drejtojë çfarëdo projekti

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:31
Roberto Martinez

Selektori i kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, ka dhënë disa komente për Eden Hazard.

Hazard ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë muajve të fundit për faktin se është lidhur me një transferim tek Real Madrid.

Tashmë marrëveshja për transferimin e tij është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Trajneri i Belgjikës, Martinez, beson se Hazard është njeriu që rreth tij mund të krijosh skuadër konkurruese për titullin kampion, në secilin nivel.

“Eden është lojtar ekipor i cili e di se çfarë i duhet skuadrës, një talent që nuk gjendet lehtë” ka thënë Martinez për Hazard.

“Gjëja më surprizuese nga ai është influenca që ka në secilën ndeshje. Ai është konsistent dhe nuk ka rënie dhe ngritje dhe nuk është emocional” ka shtuar tutje selektori i Belgjikës.

Edhe pse akoma nuk është zyrtarizuar kalimi i Hazard tek Real Madrid, fanellat e tij me numrin 7 kanë filluar të shiten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat