Seria A, Botëror dhe Europian pa pushuar, talenti i Interit si "terminatori"

Futboll

Seria A, Botëror dhe Europian pa pushuar, talenti i Interit si "terminatori"

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:33

Një ndër talentet italianë që u dallua sezonin e shkuar në Serie A është padiskutim sulmuesi 20 vjeç në pronësi të Interit, por i huazuar te skuadra e Frosinones. Po flasim për Andrea Pinamontin, i rritur te ekipet zinxhir të zikaltërve dhe në 27 ndeshje ka prodhuar 5 gola dhe 3 pasime për gol.

Megjithatë, skuadra e tij nuk mundi të shmangte rënien nga kategoria. Pinamonti do të kthehet në bazë te Interi, për të parë më pas të ardhmen, që mund të jetë sërish larg ekipit të Antonio Contes. Por, në fillim, ka disa objektiva...

Mes tyre, një qershor i nxehtë që ka nisur për të. Pinamonti, në fakt, është qendërsulmuesi i Italisë U-20 që po zhvillon Botërorin U-20 në Poloni dhe sot luan ndaj Malit në çerekfinale. Nëse skuadra axurre do të avancojë, do të shtohen ndeshjet për sulmuesin shtatlartë, që pasi të ketë mbyllur Botërorin U-20, do të kalojë te Europiani U-21, i grumbulluar nga Di Biagio.

Italia U-21 do të nisë turneun më 16 qershor dhe koha për pushime për Pinamontin është praktikisht zero, sidomos nëse Italia avancon me U-20.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat